Vriten anëtarët e dy familjeve, mbijeton vetëm një foshnje

 

Zyrtarët palestinezë në Gaza thonë se të paktën shtatë anëtarë të dy familjeve u vranë në një sulm ajror që goditi një ndërtesë në një kamp refugjatësh të mbushur dendur përgjatë bregdetit të Gazës.

Një foshnje pesë muajshe thuhet se është e vetmja e mbijetuar, e gjetur e bllokuar në rrënoja pranë nënës së tij të vdekur.

Drejtori i ministrisë së shëndetësisë në Gaza një anëtar i grupit militant Hamas – e quajti sulmin një “masakër”. Krahu i armatosur i grupit tha se gjuajti raketa në jug të Izraelit si përgjigje.

Zyrtarët izraelitë raportojnë rreth 200 lëshime raketash brenda natës, me goditje të drejtpërdrejta në apartamente në qytetet Ashdod dhe Beersheba, por pa viktima.

Sot është dita kur palestinezët përkujtojnë atë që ata e quajnë al-Nakba, ose katastrofën, kur Izraeli u krijua në 1948 dhe qindra mijëra palestinezë u zhvendosën.

Pas një dite dhune në Bregun Perëndimor të premten, në të cilën 11 palestinezë vdiqën në përleshje me ushtrinë Izraelite, BBC raporton se perspektiva për më shumë telashe është shumë reale.

Të paktën 133 njerëz janë vrarë në Gaza dhe tetë në Izrael që nga fillimi i luftimeve. Dhuna e kësaj jave në Gaza dhe Izrael është më e keqja që nga viti 2014/21Media

Back to top button