Vriten dy persona nga të shtënat në një kishë

Dy persona u vranë dhe një i tretë u plagos kur një person i armatosur i cili hapi zjarr brenda një kishe pranë Alabama, të enjten.
Policia tha se një i dyshuar për të shtënat në mbrëmje në Kishën Episkopale të Shën Stefanit në Vestavia Hills është në paraburgim, transmeton rtv21.tv.
“Nga ajo që kemi mbledhur nga rrethanat e kësaj mbrëmjeje, një i dyshuar i vetëm hyri në kishë dhe filloi të qëllonte”, tha kapiteni i policisë së Vestavia Hills, Shane Ware.
Identiteti i të dyshuarit nuk u bë i ditur menjëherë.
Personi i tretë i plagosur është duke u trajtuar në spital.
Motivi i të shtënave nuk është bërë i ditur./21Media

Back to top button