Vriten me armë zjarri babë e bir

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Shkodër. Policia e Shqipërisë ka njoftuar se babë e bir janë ekzekutuar me armë zjarri.
Sipas Policisë rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta.
“Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër”, ka njoftuar Policia.