Vriten tetë civilë, plagosen tre ushtarë amerikanë
Sulm me bombë kundër konvojit të NATO-s në Afganistan
Si pasojë e sulmit vetëvrasës me bombë, kundër një konvoji të NATO-s në Kabul, u vranë së paku tetë civilë afganë dhe u plagosën tre ushtarë amerikanë, njoftuan zyrtarët.
Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër Shteti Islamik. Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme të Afganistanit tha se 25 civilë tjerë afganë janë plagosur pas shpërthimit në afërsi të ambasadës amerikane dhe se janë shkatërruar disa automjete.
Një zyrtar i ushtrisë amerikane konfirmoi plagosjen e tre ushtarëve. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 8 mijë ushtarë të stacionuar në Afganistan./21Media