Nis projekti për trajtimin e ujërave të zeza për 3 komuna

Ka nisur projekti për trajtimin e ujrave të zeza për komunën  e Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës

Sot në ambientet e Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën Franceze dhe Zyrën regjionale të Thesarit Francez, u mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues i projektit për trajtimin e ujerave të zeza për komunat Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosove.

Komiteti Drejtues ishte në përbërje të ministrave Ferat Shala, ministër i MMPH-së  Abdullah Hoti, ministër i Financave, ambasadorit Francez i akredituar në Prishtinë Didier Chabert, Jean-Marie Demange udhëheqës i Zyrës Regjionale të Thesarit Francez në takim ne cilësinë e vëzhguesve morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, nënkryetari i Komunës së Obiliqit Nysret Kelmendi, kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Ilir Abdullahu, si dhe zyrtarë tjerë të delegacionit të Republikës së Francës dhe Republikës së Kosovës.

Vlera e këtij projekti do të jetë 88 milion euro meqë rast 66 milion euro do të huazohen nga Thesari regjional Francez, ndërsa pjesa tjetër përkatësisht 20 milion euro nga Qeveria e Kosovës.

Ky projekt për Prishtinën, Obiliqin dhe Fushë Kosovën është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e komunave respektive dhe përgjithësisht ambientin në nivel të Kosovës. Përveç avancimit të rrjetit ekzistues të ujërave të zeza, do të ndërtohet edhe një fabrikë bashkëkohore për trajtimin e këtyre ujërave. Në këtë fabrikë do të trajtohen ujërat e zeza sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe pastaj uji i trajtuar do të zbrazet në lumenj./21Media

Back to top button