Vritet aktorja e filmit të nominuar për Oscar

Jonshel Alexander raportohet se ka vdekur pas një të shtëna me armë zjarri në Luiziana. Ajo ishte 22 vjeçe.
Jonshel ishte një fëmijë aktore që luajti një rol dytësor në filmin e nominuar për Oscar në vitin 2012, “Beasts of the Southern Wild”.
Hollywood Reporter ka deklaruar se aktorja u qëllua teksa ishte brenda një automjeti në New Orleans të shtunën, transmeton rtv21.tv.
Policia ka thënë se një burrë u qëllua përkrah Jonshel gjatë incidentit të fundjavës. Mësohet se personi që u qëllua, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në spital për trajtim.
Jonshel luajti Joy Strong në “Beasts of the Southern Wild” kur ishte 12 vjeç.
Drama rrëfente betejën për mbijetesë për komunitetin e varfër të Luizianës dhe fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit Sundance.
Filmi u nominua gjithashtu për katër çmime Oscar, duke përfshirë filmin më të mirë.
Jonshel ishte në mesin e 4,000 vendasve të Luizianës që u testuan për rolet kryesore nga regjisori Benh Zeitlin./21Media

Back to top button