Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kurti mirëpret emërimin e Stuart Peach: Pres bashkëpunim të ngushtë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas emërimit të Stuart Peach si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Britanisë së Madhe për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.
Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se pret një bashkëpunim të ngushtë me Stuart Peach në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

 Sir Stuart Peach do ta marrë detyrën e re pasi të ketë dhënë dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Komisionit Ushtarak të NATO-s, një rol të cilin e mban prej vitit 2018, ka njoftuar Ambasada e Britanisë në Prishtinë.
Sir Stuart Peach më parë ai ka shërbyer edhe si Shef i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button