Vritet dirigjenti ukrainas, refuzoi të marrë pjesë në koncertin në Kherson

Ushtarët rusë kanë qëlluar për vdekje dirigjentin ukrainas, Yuriy Kerpatenko në shtëpinë e tij pasi ai refuzoi të merrte pjesë në një koncert në Kherson, sipas ministrisë së kulturës në Kiev.
Kerpatenko nuk pranoi të marrë pjesë në një koncert “të synuar nga pushtuesit për të demonstruar të ashtuquajturin “përmirësim të jetës paqësore” në Kherson”, tha ministria në një deklaratë në faqen e saj në Facebook.
Koncerti i 1 tetorit kishte për qëllim të shfaqte orkestrën e dhomës Gileya, dirigjenti kryesor i së cilës ishte Kerpatenko, por ai “refuzoi kategorikisht të bashkëpunonte”, thuhej në deklaratë./21Media

Back to top button