Vritet futbollisti argjentinas 

Futbolli argjentinas, në shok. Federico Potarski, futbollisti 29-vjeçar i Berazateguit (kategoria e katër në Argjentinë), u godit nga një plumb në kokë teksa tentuan t’i vidhnin veturën në San Justo.
Futbollisti, i cili për të fituar më shumë pata punonte si shofer i Uberit, u zu në pritë nga dy kriminelë. Rezistenca i kushtoi shtrenjtë Potarskit, pasi e qëlluan me plumb në kokë.
Mbrojtësi i Berazateguit u dërgua menjëherë në spital, por mjekët nuk mund të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën.
Policia nisui hetimet për kapjen e kriminelëve dhe në vendin e krimit, shumë pranë makinës së lojtarit, gjeti një gëzhojë të kalibrit 9 milimetër.
Federico Potarski i ishte bashkuar Berazateguit janarin e kaluar pasi ka luajtur te Almirante Brown dhe Liniers.

Back to top button