Vritet lideri i ISIS-it

Grupi ekstremist ISIS tha të mërkurën se lideri i tyre, Abu Hasan al-Hashimi al-Qurashi është vrarë.
Në deklaratën e tyre, ata thanë se ai “u vra nga armiqtë”.
Udhëheqësi i mëparshëm i ISIS-it, Abu Ibrahim al-Qurashi u vra në fillim të këtij viti në një sulm të ShBA-së në provincën Idlib në veri të Sirisë.
Edhe paraardhësi i tij, Abu Bakr al-Baghdadi u vra në vitin 2019, në Idlib./21Media

Back to top button