Vritet me armë një person në Drenas

 

 

Sot rreth orës 19:00, në fshatin Nekoc të Drenasit  ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta është përdorur edhe arma e zjarrit.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, tha për rtv21.tv se një person është plagosur dhe ka vdekur, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike.

Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk mundur tu përballoj plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, tha Ahmeti.

Të lënduarit, sipas saj, janë dërguar për tretman mjekësor derisa Policia ka identifikuar tre të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

Lidhur me këtë rast të vrasjes, janë identifikuar tre persona të  dyshuar dhe jemi në kërkim të tyre. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, përfundoi ajo./21Media

Back to top button