Japoni, numri i turistëve ra me 99,9% në korrik

 

 

Japonia mirëpriti vetëm 3 mijë e 800 turistë të huaj në korrik, duke regjistruar një rënie prej 99,9% për muajin e katërt radhazi, për shkak të pandemisë.

Të dhënat e korrikut shënojnë muajin e dhjetë radhazi të rënies, një krizë që filloi në tetorin e vitit të kaluar pas tensioneve diplomatike me Korenë e Jugut për çështje që lidhen me interpretimin e historisë gjatë pushtimit kolonial të gadishullit”, sipas statistikave nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Rënia pothuajse në zero e flukseve turistike përfshin lëvizjet e qytetarëve japonezë jashtë vendit, me një rënie prej 98,8% në 20 300 në korrik, e krahasuar me mbi 1,65 milionë në korrik 2019.

Deri më sot, Japonia vazhdon të ketë kufizime të rrepta, që parandalojnë hyrjen e qytetarëve nga 146 vende, përveçse për arsye të qarta humanitare.

Ndalimi vlen, gjithashtu, për banorët e huaj që kanë një leje qëndrimi të rregullt dhe leje pune.

Back to top button