Vritet në Zvicër 37 vjeçarja nga Kosova, dyshohet se e vrau burri
Një 37-vjeçare kosovare u gjet e vdekur në banesën e saj në Vevey VD të Zvicrës, të premten, ku dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.
Mediumi zviceran Blick shkruan se shtetasi kosovar, 42 vjeç, është paraqitur në një stacion policor në kantonin e Bernës, i cili pretendoi se kishte plagosur partneren e tij në apartamentin ku ajo jetonte në Vevey.
Më pas policia shkoi në shtëpinë e gruas, ku e gjeti viktimën, e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe ka ndërruar jetë.
I dyshuari u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme.
Viktima ishte nënë e katër fëmijëve./21Media