Vritet nga bombardimet ruse një ndër njerëzit më të pasur të Ukrainës

Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës u vra së bashku me gruan e tij në granatimet ruse të qytetit jugor të Mykolaiv.
Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa, vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, njoftuan zyrtarët lokalë.
Vadatursky zotëronte Nibulon, një kompani e përfshirë në eksportet e grurit. Ai kishte marrë edhe çmimin “Hero i Ukrainës”, përcjell rtv21.tv
Vadatursky kishte pasuri në vlerë prej 450 milionë dollarë, sipas një vlerësimi të vitit 2020 nga Forbes.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e përshkroi vdekjen e Vadatursky si një humbje të madhe.

Një këshilltar i zyrës së presidentit Zelensky, tha se ai besonte se Rusia kishte shënjestruar qëllimisht biznesmenin.

Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych tha se ishte bombardimi më i rëndë rus i qytetit deri më tani, raporton BBC

Dëme ka pasur një hotel, një kompleks sportiv, dy shkolla dhe një servis, si dhe banesa.
Mykolaiv është në rrugën kryesore për në Odesa, porti më i madh i Ukrainës në Detin e Zi, dhe është goditur vazhdimisht që kur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt./21Media

Back to top button