Mbi 30 projekte sollën freskinë e muajit korrik

Freskinë në ditët e nxehta të verës, artistët e skenës shqiptare për publikun po e sjellin përmes projekteve të ndryshme, shkruan rtv21.tv
Duetet mes artistëve shqiptarë duket se nuk kanë të ndalur gjatë kësaj vere. Brenda muajit korrik u publikuan mbi 30 këngë, shumica e tyre ishin duete, ritmet e të cilëve po i shoqërojnë kudo fansat e emrave të njohur të skenës shqiptare.
Artistët e njohur, Ledri Vula, Lumi B dhe NUK publikuan bashkëpunimin e tyre të titulluar “Uma Love” .
Për tekstin e këngës janë përkujdesur Ledri, Lumi B dhe Nuk, ndërsa për muzikën LIS, kjo këngë është publikuar edhe me videoklip.

Ky nuk mbetet duetit i vetëm i Ledrit në muajin e kaluar. Reperi solli edhe duetin me Melinda Ademi të titulluar “A m’ke dasht”.

Një tjetër bashkëpunim Ledri e solli edhe me Yll Limanin. Ledri dhe Ylli për fansat e tyre sollën projektin e titulluar “Tonat”, shkruan rtv21.tv

Dafina Zeqiri në korrik solli projektin “Malli”, që e publikoi të shoqëruar me videoklip, në të cilin si gjithmonë shfaqet bukur dhe tërheqëse.

Gjatë korrikut me këngë të re erdhi edhe këngëtarja Aida Doçi. “Flutur” titullohet kënga e re e Aidës që e solli në bashkëpunim me Adri Rogaqin.

 
Dy emrat e dashur të skenës shqiptare Gjiko dhe Fifi bashkuan forcat e tyre për projektin e ri që e publikuan muajin e kaluar.
“Djegi krejt” titullohet kënga e artistëve, të cilën e publikuan me videoklip, shkruan rtv21.tv

Një këngë plotë ritëm e me gjallëri erdhi edhe nga Dj Gimi-O dhe Ermal Fejzullahu.
“Hajde hajde” titullohet kënga, të cilën artistët e lansuan me videoklip.

Artistët e njohur, Lumi B dhe MUMA sollën bashkëpunimin e titulluar “Nale nale”.

Një duet që bëri bashkë tre emrat e njohur Shkurte Gashi, Bardhi dhe Nora Istrefi u publikua në muajin korrik.
Gërshetimi i zërave unik të këtyre artistëve bëri që projekti “MAMA MIA” të pëlqehet shumë nga publiku.

Artisti Kidda solli këngën e re të titulluar “Amelia”, së cilës i ka realizuar edhe videoklipin.

Nën ritmin e verës, artistët Majk dhe Anxhelo kanë publikuar projektin “Ma Cherie”.
“Ma Cherie” me tekst nga Majk dhe Anxhelo, është finalizuar me videoklip.

 
Gjatë muajit korrik, këngëtari ferizajas Enis Bytyqi u rikthye me projektin muzikor “Raki”.

“Benzo” i bëri bashkë artistët Elinel dhe Lyrical Son.

Një këngë tjetër me plotë ritëm, u publikua nga Tuna dhe Skerdi.
“A je” titullohet kënga e dyshes që u publikua edhe me videoklip.

Për fansat e tij, Labi solli këngën e titulluar ”A je gjall dashnia jem”, shkruan rtv21.tv

Reperi nga Ferizaj, Mozzik ka publikuar projektin e ri muzikor “Bespreme”.
Për tekstin e këngës është kujdesur vetë Mozzik, kurse Mix/Master e ka bërë Marenglen Boja.

Gjatë korrikut dy reperët e njohur, Azet dhe Zuna kanë publikuar një projekt të ri muzikor.
Bashkëpunimi i tyre i radhës, mban titullin “Karusell”.

“Ja me hater ja me zor” nga Rita Haziri dhe Fidan Gashi do ju shoqërojë edhe këtë verë, por një version ndryshe.
Dyshja e njohur publikuan remixin e kësaj kënge mjaft të dashur nga publiku.

Artistët, Ermal Fejzullahu, Lumi B, Dagz dhe DJ PM kanë publikuar projektin e ri muzikor.
“Ma e mira” është projekti më i ri i artistëve.

Edhe Rina Balaj muajin e kaluar erdhi me një projekt të ri. Ajo solli këngën e titulluar “Daddy”.

Artisti Alban Ramosaj  erdhi me një këngë të re në muajin korrik.
“Sahara” titullohet projekti i ri i Albanit që e publikoi edhe me videoklip,

Në korrik nuk mungoi një këngë edhe nga këngëtari i njohur dhe shumë i dashur. Sinan Vllasaliu.
Ai solli këngën e titulluar “Babo”, shkruan rtv21.tv

“Vallëzo me mua” titullohet kënga e re që u publikua nga artistja e njohur, Poni.

Nënë e bijë, Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli, gjatë korrikut sollën një këngë të veçantë.
“Bijat” titullohet kënga e tyre e re, që vjen shoqëruar me videoklip.

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati publikoi projektin e ri
“Valle” titullohet kënga, të cilën artistja e publikoi me videoklip, shkruan rtv21.tv

Bardhi gjatë muajit të kaluar solli edhe duetin “Ola Bonita” në bashkëpunim me artistin Belah.

Në korrik ëngëtarja e njohur dhe shumë e dashur nga publiku, Dhurata Dora publikoi bashkëpuniminme reperin gjerman, Luciano.
Kënga titullohet “Adrenalina” dhe është publikuar edhe me videoklip.

Veç këtij bashkëpunimi, Dhuarata në korrik solli edhe duetin me Elvana Gjatën. “Gajde” bëri bashkë Dhuratën dhe Elvanën, shkruan rtv21.tv

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, dy artistët e njohur, Tayna dhe Lumi B, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë.
”Valle”mban titullin kënga e re nga Tayna dhe Lumi B, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Poni, ka publikuar edhe një projekt të ri muzikor në muajin e kaluar. Veç këngës solo Poni solli edhe duetin me këngëtarin Ylli Baka.
“Nuse o moj zemëro”, mban titullin kënga e re nga dyshja.

Një këngë dedikim dashurisë së motrave u publikua nga këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza që e solli në bashkëpunim me motrën e saj, Naxhije Fejzën.
Kënga titullohet “Motrat”, shkruan rtv21.tv

Një këngë plotë ritëm e gjallëri u publikua nga Capital T, Anxhela Peristeri dhe Mandi  publikuan projektin e përbashkët.
Kënga titullohet “Habibi”, të cilën artistët e publikuan me videoklip, shkruan rtv21.tv

 
Listës së këngëve të muajit korrik ju shtua edhe kënga nga Elgit Doda. “Nuk muj”, titullohet projekti i artistit të cilën e lansoi me videoklip./21Media

Back to top button