Vritet një 24 vjeçar në Ferizaj

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë 24 vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me thikë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:10 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj.

“Viktima nga disa qytetarë është dërguar në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar, jemi informuar se i njejti nga ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

Rreth orës 20:10, policia kishte marrë informatën për një rast përleshjeje mes disa personave, ku B.Q (24 vjeçari) tashmë i ndjerë ishte i plagosur me thikë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori dhe ekipi i mjekësisë ligjore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) në Prishtinë.

Sipas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë mbledhur informata rreth të dyshuarve të mundshëm ku dhe janë bastisur disa lokacione, mirëpo nuk janë gjetur dhe të njejtit janë në kërkim policor deri në arrestimin e tyre./21Media

Back to top button