Një muaj pas shpërthimit në Bejrut, zbehen shpresat për të mbijetuar

 

Shpresat po zbehen në Bejrut që dikush do të gjendet nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar në shpërthimin e muajit të kaluar, pas dy ditë kërkimesh.

Punëtorët e shpëtimit filluan të shikojnë nëpër mbeturinat pasi pajisjet e sensorit zbuluan shenja të mundshme të jetës, transmeton rtv21.tv.

Por, ekipet e shpëtimit kilian përfunduan ditën e dytë të kërkimit pa ndonjë rezultat.

Bejruti mbajti një minutë heshtje të premten për të shënuar një muaj nga shpërthimi, i cili ua mori jetën gati 200 personave.

Mijëra të tjerë u lënduan nga shpërthimi, i 2.750 ton nitrat amoni.

Sipas zyrtarëve libanezë, një muaj pas shpërthimit, shtatë persona janë ende të zhdukur./21Media

Back to top button