Vritet një 31 vjeçar

 

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e së mërkurës në qytetin e Vlorës në rrugën “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit, ku ka mbetur i vrarë një 31 vjeçar.

Sipas Policisë së Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, ku 31 vjecari T.GJ si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Mediat në Shqipëri raportojnë se autori ka zbritur nga një makinë me xhama të zi dhe ka qëlluar mbi 31 vjeçarin.

“Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

 

Back to top button