Vritet një 50-vjeçar në Gjilan

Një 50-vjeçar nga Bujanovci është vrarë  sonte rreth orës 19:45 në Gjilan. Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfimuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 të datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50 vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të stacionit të autobusave”, ka thënë Hashani.

Në vend të ngjarjes ka arritur edhe mjekësia ligjore. RTV21 është në vend të ngjarjes dhe ka sigurar video nga vendi ku ka ndodhur vrasja./21Media
Back to top button