Kaloni te përmbajtja kryesore

Ibra kthehet si lider dhe ia siguron Milanit tri pikë ndaj Lazios

Milani ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në këtë fillim të kampionatit italian duke e mposhtur Lazion.
“Rossonerët” triumfuan me rezultat 2-0 ku goli i parë erdhi pas 45 minutave lojë nga këmbët e Rafael Leaos.
Menjëherë pas golit të Leaos, Kessie e kishte mundësinë që të shënonte për 2-0 por dështoi ta bënte këtë nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë u inkuadrua Zlatan Ibrahimovic i cili u rikthye nga lëndimi pas një kohe ta gjatë por e gjeti menjëherë rrugën e golit duke shënuar për 2-0 në minutën e 67’ të ndeshjes.
Milani ka nëntë pikë pas tri xhirove dhe e kryeson tabelën së bashku me Napoli që kanë pikë të barabarta.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button