Vritet një 57-vjeçar në Fier

 
Policia e Fierit ka njoftuar se mbrëmjen e sotme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i QTU”, një 57-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Shtetasi me inicialet D.B., i cili ishte brenda automjetit të tij Audi, është qëlluar nga persona në një makinë Benz dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Fierit.
Ndërkohë, në fshatin Daullas është gjetur i djegur një Benz që dyshohet se është e autorëve të ngjarjes./A2

Back to top button