Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë në Skënderaj

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në  fshatin Baks të Skënderajt
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila tha se kjo ka ndodhur pas një mosmarrëveshje
“Rasti ka ndodhur rreth orës 19:04 minuta, janë plagosur tre persona, njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë po trajtohen. Nuk ka informacione të tjera, ekipet e policisë po punojnë në lidhje me rastin”, tha ajo. /21Media

Back to top button