Vritet një person dhe plagoset një tjetër në Kaçanik

Një person ka vdekur si pasojë e të shtëna me armë sot rreth orës 14:00 në Kaçnik.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli ka thënë se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përball Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit.
“Nga informatat e para njeri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga ekipet mjekësore. Ndërsa, personi tjetër që është përfshirë në këtë incident është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj e më pas për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Ne vendin e ngjarjes janë ekipe te policisë qe po hetojnë rastin”, ka treguar Veseli./21Media

Back to top button