Vritet shoferi, plagosen dy gazetarë të Reutersit në Ukrainë

U vra një shofer, ndërsa u plagosën dy gazetarë të Reutersit të premten në Ukrainë, pasi automjeti në të cilin ndodheshin u sulmua derisa po shkonte për në qytetin lindor, Sievierodonetsk.
Fotografi Alexander Ermochenko dhe kameramani Pavel Klimov po udhëtonin me një makinë të siguruar nga forcat e mbështetura nga Rusia në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rrugës midis Sievierodonetskut dhe qytetit të Rubizhne, 10 km (6 milje) në veri.
Reuters nuk mundi të përcaktojë menjëherë identitetin e shoferit. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës nuk iu përgjigj një telefonate për të kërkuar komente mbi incidentin.
Ermochenko dhe Klimov u dërguan në një spital në Rubizhne ku morën trajtimin fillestar, Ermochenko për një plagë të vogël nga prerja dhe Klimov për një frakturë në krah.
“Reuters shpreh ngushëllimet e tij më të thella për familjen e shoferit për humbjen e tyre”, tha një zëdhënës i Reutersit në një deklaratë./21Media

Back to top button