Vritet sulmuesi në Bruksel

Sipas dëshmitarëve ai kishte thirrur “Allahu Ekber”

Sulmuesi i dyshuar për vetëvrasje në një stacion treni në Bruksel, pasi shpërtheu jelekun e tij eksploziv, u qëllua për vdekje nga ushtarët belg.

Sipas gazetës belge La Libre, duke cituar prokurorët, njeriu që u qëllua kishte veshur një çantë shpine dhe një brez bombë. Ai ka shpërthyer një pajisje kur tërhoqi vëmendjen e ushtarëve në stacion. Disa media në Belgjikë i citojnë dëshmitarët të ketë thënë “Allahu Ekber” (“Zoti është i madh” në arabisht) para se të niset shpërthimi.

Nuk raportohet për të lënduar të tjerë, shkruan rtv21.tv.

Ngjarja ka ndodhur në Grand Place, që njihet si vendi më turistik në Bruksel.

Në mars të vitit 2016, 32 persona vdiqën në sulmet ndaj Brukselit të pretenduara nga grupi i Shtetit Islamik (IS)./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=YsjVhCPcpWQ&feature=youtu.be

Back to top button