Trump dhe Poroshenko diskutojnë për krizën ukrainase

Ata diskutuan edhe për bashkëpunim

Presidenti amerikan, Donald Trump priti sot në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij ukrainas, Petro Poroshenko, në një kohë që administrata njoftoi forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, për mbështetjen e saj ndaj rebelëve separatistë në Ukrainë.

“Është një nder i madh të jesh me presidentin, Petro Poroshenko”, deklaroi presidenti amerikan në Zyrën Ovale.

“Ne kemi pasur diskutime shumë, shumë të mira”, shtoi ai, kurse Poroshenko theksoi se SHBA-të janë një partner i rëndësishëm i Ukrainës.

“Presidenti ka dhënë instruksione të qarta që ne të zgjerojmë bashkëpunimin tonë”, konfirmoi ai në përfundim të takimit me Trump.

Ukraina është përfshirë që prej vitit 2014 në një konflikt të armatosur mes separatistëve pro-rusë në lindje të vendit dhe forcave të Kievit, që ka shkaktuar më shumë se 10 mijë të vdekur.

SHBA-ja dhe aleatët evropianë, që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe kërkojnë aplikimin e marrëveshjeve të Minskut e arritur në vitin 2015.

Back to top button