Vritet tigri që mbyti nëntë persona

Policia në Indi ka qëlluar për vdekje një tigër pasi u bw shkak i vdekjes së nëntë personave në Champaran, shteti Bihar.
I quajtur “njeri-ngrënësi i Champaran”, bisha u vra pas një gjuetie nga rreth 200 oficerë policie dhe zyrtarë të qarkut. Disa oficerë patrulluan mbi elefantët për ta gjetur atë.
Tigri mashkull kishte terrorizuar komunitetet rreth Rezervatit të Tigrave Valmiki.
India është shtëpia e më shumë se 70% e tigrave të egër në botë.
Operacioni u drejtua nga policia e Biharit, e cila rrethoi një fushë me kallam sheqeri pranë fshatit Sitaltola Baluwa për të vrarë tigrin tre-vjeçar të njohur si T-104.
Kumar Gupta, shefi kujdestar i kafshëve të egra për rajonin, tha për Times of India se tigri ishte identifikuar si “i rrezikshëm për jetët njerëzore”.
Drejtori i Valmiki Tiger Reserve, Nesamani K, tha se aksioni për të gjetur T-104 kishte filluar të shtunën, pak pasi u shfaq lajmi se një nënë dhe fëmija i saj ishin vrarë nga një sulm tigri.
“Ishte një natë pa gjumë për të gjithë fshatin”, tha Paltu Mahato.
Kujdestari i kafshëve të egra në Bihar tha se nuk kishte asnjë informacion që sugjeronte se vrasjet e njerëzve ishin kryer nga një tigër tjetër.
Sipas të dhënave të qeverisë të publikuara në vitin 2019 , midis 40 dhe 50 njerëz vriten nga tigrat çdo vit./21Media

Back to top button