Nis java e kulturës bashkëkohore kosovare në Tiranë

Për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dje ka nisur java e kulturës në Qendrën për Kulturë – Tulla, në Tiranë.
Programi i javës së filmit kosovar është përzgjedhur nga Qendra e Kinematografisë së Kosovës në bashkëpunim me qendrën kultorore Tulla në Tiranë.
Sipas njoftimit të MKRS-së, filmat e përzgjedhur janë ata që u shfaqën dhe fituan çmime në Sundance, Roterdam e Festivalin e Kanës.
Përveq filmave do të ketë koncerte, ekspozita dhe biseda./21Media

Back to top button