Vuçiq ankohet se me pushtetin aktual në Kosovë s’mund të arrijë marrëveshje, Vela i jep një përgjigje

Blerim Vela, shefi i kabinetit së presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se mban pak shpresa për një marrëveshje normalizimi me Kosovën me pushtetin aktual në Prishtinë.

Vela në një shkrim në Twitter, ka thënë se ka kaluar koha kur Beogradi vendoste se kush drejton institucionet e Kosovës.

Ai tutje ka thënë se përpjekja e Vuçiqit dhe Radoiçiqit për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të pengohet dhe ndalet.

“Vuçiq aludon se me një lidership tjetër në institucionet e Kosovës, ai do të mund ta arrinte normalizimin. Megjithatë, koha kur Beogradi vendoste se kush drejtonte institucionet e Kosovës ka kaluar. Përpjekja e Vuçiqit dhe Radoiçiqit për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të pengohet dhe ndalet”, ka shkruar Vela në Twitter.

Back to top button