Vuçiq: “Ballkani i Hapur” është një iniciativë e jashtëzakonshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar fotografi nga darka me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq ka shkruar se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë e jashtëzakonshme.
“Ne e konsiderojmë OpenBalkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort”, ka shkruar ai.
Përveç tre liderëve të vendeve i pranishëm në takim ishte edhe mandatari i ardhshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Sot është mbajtur një protestë në Tiranë, ku protestuesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë djegur flamurin serb të vendosur në rrugë me rastin e vizitës së presidentit serb./21Media

Back to top button