Vuçiq dhe përfaqësuesi rus ankohen për të mbijetuarat e luftës që Osmani i mori në seancë


Vuçiq dhe përfaqësuesi rus ankohen për të mbijetuarat e luftës që Osmani i mori në seancë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Përfaqësuesi i Përhershëm rus në OKB janë ankuar në fjalën e tyre për shkak të pranisë së grave të mbijetuara të luftës që Osmani

Përfaqësuesi rus Vasily Nebenzya ka thënë se gratë nga Kosova edhe nëse janë lejuar të hyjnë ato është dashur të ulen më larg.

“Kjo është shkelje e procedurës pavarësisht kush e ka bërë” ka thënë Nebenzya

 


Osmani prezanton në OKB të mbijetuarat e luftës: Kujtimet e luftës ende janë në mendjet tona

Presidentja e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, ka marrë me vete Elhame Muçollin, Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin e Shyrete Tairin të cilat kanë pësuar rëndë nga lufta e fundit në Kosovë në forma të ndryshme.

“Vasfije Krasniqi ishte 16-vjeçe kur u dhunua dy herë nga forcat policore të Milosheviqit. Ata donin t’ia mbysnin shpresën. ‘Më shumë do të heqësh nëse vazhdon të jetosh’ i kanë thënë ata, kur ajo i kishte lutur që ta mbytnin. Shyhrete Tahiri-Sulejmani gjithashtu është një nga mijëra të mbijetuara nga dhuna seksuale në Kosovë. Ajo ka qenë cak i krimit njerëzor. Është dhunuar para vajzave, njëra 3-vjeçare e tjetra 1-vjeçare. Forcat e Milosheviqit kryen këto krime para syve të fëmijëve që dhimbja të kalonte nga gjenerata në gjeneratë”, ka thënë Osmani.

Osmani për Fahrije Hotin ka thonë se bashkëshorti iu zhduk nga forcat serbe. Osmani ka folur edhe për mbijetesën e saj dhe aktivitetin e saj si mesazh për të kërkuar drejtësi.

“Fatkeqsisht, edhe pas 25 vitesh prej kur NATO përfundoi fushatën gjenocidale të Millosheviqit, përpjekjet e destabilizsimit nga Serbia janë të vazhdueshme dha aktive. Serbia tash ka eskaluar agresionin konstant ndaj Kosovës, fillimisht me kidnapimin e policëve shqiptarë nga territori ynë, me sulmet ndaj gazetarëve kosovarë, si dhe 93 ushtarëve të KFOR-it sulm, po ashtu me sulm terrorist”, tha Osmani paraprakisht.

 

Back to top button