Osmani në Këshill të Sigurimit: Nëse ka ende kryetarë shqiptarë në Veri, serbët duhet ta falënderojnë Vuçiqin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në fjalën e saj para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka thënë se bojkotimi i zgjedhjeve kishte ndodhur edhe vitin e kaluar dhe se kjo ndodhi edhe dje për shkak të Beogradit dhe Listës Srpska.

“Pavarësisht këtyre sfidave, Kosova iu përmbajt vlerave të saj, demonstroi maturi politike në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare” tha Osmani për votimin e djeshëm.

Ajo tutje ka shtuar se  “Nëse ka kryetarë shqiptarë ende në zyrtat e tyre në komunat e Veriut, serbët e Kosovë duhet ta falënderojnë Vuçiqin”.

Back to top button