Vuçiq: Duan ta përjashtojnë Rusinë nga OKB-ja që ta pranojnë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se nisma e radhës e bashkësisë ndërkombëtare mund të jetë përjashtimi i Federatës Ruse nga Kombet e Bashkuara për të përshpejtuar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Ata planifikojnë të thërrasin një debat për përjashtimin e Rusisë nga OKB-ja duke u bazuar në nenin 6 të Kartës së OKB-së. Pas kësaj do të ketë presion mbi Kinën për të ndryshuar Rezolutën 1244 dhe pas ndryshimit të Rezolutës 1244 nuk do të kemi bazë ligjore që të thirremi në të drejtën ndërkombëtare për të ruajtur integritetin tonë territorial, siç e kemi sot. Dhe më pas do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës nga ato shtete të NATO-s dhe BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë”, tha Vuçiq.
Këto deklarata ai i bëri pas një mbledhjeje urgjente të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku u miratua një rezolutë që dënon pushtimin rus të Ukrainës. Serbia e dënoi pushimin rus dhe votoi për këtë rezolutë./Rel

Back to top button