Tahiri ka thënë se Serbia një ditë do të detyrohet të heqë sëmundjen e nacionalizmit

Tahiri ka thënë se Serbia një ditë do të detyrohet të heqë sëmundjen e nacionalizmit

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ai është mërzitur, pasi pala kosovare ka shuar policinë paralele serbe në veri, andaj flet me gjuhën e tij të pamatur dhe nacionaliste.

“Policia e Kosovës është në tërë shtetin e Kosovës, ndërsa në veri jo vetëm që zëvendësdrejtori është shqiptar, por edhe gjithë struktura është me përbërje shumetnike, sepse Kosova është një shtet demokratik në vepër, dhe jo si Serbia që demokracinë e ka në fjalë dhe nacionalizmin në vepra”, tha Tahiri.

Sipas saj, kjo tregohet më së miri me faktin se shqiptarët në Serbi kanë më pak të drejta se sa serbët në Kosovë, por një ditë, siç u shpreh Tahiri, edhe Serbia do të detyrohet të heqë sëmundjen e nacionalizmit nëse e dëshiron vërtet Evropën.