Vuçiq foli për djegien e flamurit serb në Tiranë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e komentoi djegien e flamurit serb në protestën që u zhvillua dje në Tiranë.
“E di që shumica janë të interesuar të dijnë se çfarë do të them për djegien e flamujve, por në mënyrë racionale duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të kuptojmë se kur zemërohen. Nuk do të hyjnë në arsyet e tyre të brendshme partiake, por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria ka reaguar me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe kjo është edhe detyra jonë”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për RTS.
Sot në Shqipëri janë takuar liderët e nismës për bashkëpunim rajonal “Ballkani i Hapur”, Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiq të cilët pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje, përfshirë atë për krijimin e një tregu të përbashkët të punës, shkruan rtv21.tv.
Vuçiq, deklaroi se marrëveshjet që do të nënshkruhen në Tiranë janë bërthama e diçkaje që do të krijojë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij. Ai thekson se “Ballkani i Hapur” është një ide e shkëlqyer që do të forcohet dhe do të tregojë forcë./21Media

Back to top button