Vuçiq: Franca e Gjermania dhanë një propozim për Kosovën që s’mund të hidhet nga dritarja

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se Serbia ka marrë një propozim nga Franca dhe Gjermania lidhur me Kosovën.
Danas citon  Vuçiqin të ketë thënë se propozimi është diskutuar pasi nuk mund të anashkalohej kur një i tillë vjen nga fuqi të mëdha evropiane.
“Pozicioni ynë sa i përket Kosovës po bëhet gjithnjë e më i komplikuar sepse sot kemi në tavolinë një propozim nga Franca dhe Gjermania, të cilin na është dashur ta diskutojmë sepse nuk mund ta hedhësh nga dritarja propozimin e dy fuqive më të mëdha evropiane”,  tha Vuçiq.
Sipas tij thelbi i propozimit, ka thënë Vuçiqi, është që Serbia të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare.
Vuçiq deklaroi se Serbia nuk do të pajtohet që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, edhe pse parashihen përfitime për anëtarësim në BE si dhe përfitime financiare.
“Por, sido që të jetë, në këtë moment në konsultime me kryeministrin kemi konstatuar se nuk ka vullnet për të pranuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin në OKB”, tha Vuçiq./21Media

Back to top button