Vuçiq i ofron ndihmë Zaevit për Tetovën

 
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për t’i ofruar gadishmërinë për t’i ndihmuar.
Vuçiq u dërgoi ngushëllime në emër të të gjithë qytetarëve serbë për familjet e viktimave nga zjarri në spitalin e Tetovës.
Në të njëjtën kohë, ai i tha kryeministrit Zaev se Serbia është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë.
“Qytetarët e Serbisë janë në dhimbje së bashku me njerëzit në Tetovë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë vëllazërore, sepse qytetarët e Maqedonisë nuk janë vetëm në këtë tragjedi”, tha Vuçiç në një bisedë telefonike me Zaev, shkruan Tanjug.

Back to top button