Hetimet për vrasjen e dyfishtë në Pejë po zhvillohen në disa pista

Hetimet për vrasjen e dy personave mbrëmë në Pejë janë duke u zhvilluar në disa pista.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë të Pejës, Shkodran Nikçi në një konferencë për media.
Tutje, Nikçi tha se derisa të vazhdojnë hetimet janë të rezervuar në dhënien e informatave pasi rasti është i ndjeshëm dhe mund të dëmtohet procesi i hetimeve.
“Sot gjatë ditës kryeprokurori, prokurorja dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë intensive po zhvillohen hetimet që të zbulohen rrethanat dhe motivet”,tha Nikçi.
Ai bëri të ditur se janë sekuestruar dy armë, ndërkaq dy trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndryshe, qyeteti i Pejës është tronditur mbrëmë nga një vrasje e dyfishtë, ku nga arma e zjarrit të vdekur mbetën Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës, dhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i kësaj partie për kryetar të Deçanit. Poashtu është plagosur vëllai i Ademajt, i cili pas trajtimin mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media

 

Back to top button