Vuçiq i shqetësuar që mbështetja për anëtarësimin në BE është në rënie

Në prag të vizitës së tij në Berlin, presidenti i Serbisë ka dhënë një intervistë të gjerë për gazetën gjermane Handelsblatt.
I pyetur se si e vlerëson Vladimir Putinin dhe synimet e tij në Ukrainë sot, Aleksandar Vuçiq është përgjigjur se presidenti i Rusisë nuk foli me të për këtë, se për herë të fundit u panë më 25 nëntor të vitit të kaluar dhe se për Ukrainën folën vetëm për “pak minuta”.
Gazetarët e Handelsblatt u përpoqën të zbulonin nëse presidenti i Serbisë e kupton pse Putin po sillet kështu tani, duke ndërprerë marrëdhëniet me shumicën e vendeve evropiane.
“Dëgjoj dhe lexoj se çfarë thotë. Ai tregon motivet e tij. Por kjo nuk do të thotë se veprimet në Ukrainë mund të justifikohen”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka përmendur gjithashtu si një arsye të mundshme se “Putini përmend qartë zgjerimin e NATO-s në lindje”.
Ai ka theksuar: “Pavarësisht kësaj, Serbia dhe unë dënojmë shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe luftën në Ukrainë”.
“Ndihem i detyruar të mbështes ligjin ndërkombëtar. Këtë e bëri Serbia,” thotë Vuçiq. “Mos harroni, ne u sulmuam nga NATO në 1999, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe pa mandat të OKB-së, dhe ne kemi vuajtur shumë. Kjo është një nga arsyet pse Serbia mbështeti dy rezoluta të OKB-së dhe dënoi luftën në Ukrainë”, ka shtuar Vuçiq, shkruan B92.
Në sugjerimin se “Milosheviqi ka kryer agresion ndaj Kosovës në vitin 1999”, Vuçiq ka kujtuar se Putin e krahasoi situatën në Donbas me situatën në Kosovë disa ditë më parë: “Ai përdor shembullin e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si një precedent për të justifikuar veprimet e tij në Donbas dhe pjesë të tjera të Ukrainës”, tha presidenti serb.
Duke reaguar në pyetjen e gazetarëve gjermanë, të cilët duke kujtuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në vitin 2010 se shkëputja e Kosovës nga Serbia nuk është shkelje e së drejtës ndërkombëtare, ata thonë se është “për shkak se ka pasur gjenocid ndaj kosovarëve”, Vuçiq është përgjigjur: “Nuk ka pasur gjenocid në Kosovë dhe nuk ka asnjë vendim të vetëm gjykate që e sheh atë ndryshe”.
I pyetur pse nuk i bashkohet sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së, Vuçiq është përgjigjur se Beogradi është dakord me BE-në për natyrën e konfliktit në Ukrainë, por se duke pasur parasysh situatën e brendshme në Serbi, nuk e ka të lehtë të pozicionohet kështu qartë.
Duke folur për pritshmëritë nga takimi me kancelarin gjerman, Vuçiq ka kujtuar se Olaf Scholz-in e ka takuar në Hamburg në vitin 2016 dhe ka thënë se ka qenë nga të paktët që e ka dëgjuar me vëmendje.
“Ne i jemi shumë mirënjohës atij që u tregoi vendeve të ish-Jugosllavisë në lidhje me anëtarësimin e mundshëm në BE. Ai madje e cilësoi sjelljen e BE-së ndaj atyre vendeve si të papranueshme. Unë e marr shumë seriozisht dhe kjo na jep shpresë”, ka thënë Vuçiq.
Presidenti i Serbisë është i shqetësuar që mbështetja për anëtarësimin e Serbisë në BE është në rënie dhe arsyen për këtë e gjen në vijim: “Populli ynë dëgjon vetëm një gjë nga BE-ja: Serbia të njohë Kosovën si të pavarur. Shumë serbë janë të lodhur nga kjo, sepse në të njëjtën kohë në Ukrainë sot shohin një qasje krejtësisht të ndryshme të të njëjtave fuqi perëndimore. Ata kanë një ndjenjë se ka standarde të dyfishta. Megjithatë, mund të them qartë: ne mbetemi të vendosur. në rrugën drejt BE-së”.
“Kjo është arsyeja pse po takohem me Olaf Scholz”, ka shtuar Vuçiq./21Media

Back to top button