Vuçiq: Insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO, Kurti urren Kombet e Bashkuara

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar për seancën e Këshllit të Sigurimit në OKB.

Vuçiq është shprehur se kanë arritur me sukses planin e tyre të reagimit për çështjen e dinarit serb, me prezencën e tyre në këtë seancë.

Vuçiq ka akuzuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, se nuk po kontribuon në çtensionim të situatës.

Vuçiq për Pavlovic Today tha se kryeministrit Kurti  urren Kombet e Bashkuara.

”Ai insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë veç kësaj. Tentonte për të lajkatuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u përpjekur t’i mashtrojë përsëri. Kurti urren Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiq.

Back to top button