Vuçiq kërkon reagimin e Evropës për deklaratën e Kurtit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se si askush nga Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për dëshirën për t’u bashkuar me Shqipërinë.
“Është një pyetje e thjeshtë, a i bie se do të heshtni nëse ndokush nga Serbia do të deklarojë se dëshiron të bashkohet me një shtet tjetër. Pyes se me çfarë parimi u lejohet gjithçka shqiptarëve, e serbëve u ndalohet”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat serbe.
Ai ka folur edhe për dialogun, teksa shtoi se Serbia është gjithmonë e gatshme për bisedime, dëshiron që ato të jenë sa më të shpeshta, të flitet për arritje të marrëveshjeve për asociacionin dhe rrymën në veri./21Media