Vuçiq komenton letrën e Trump-it

Vuçiq tregon se ku nuk pajtohet me Presidentitn Trump

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka vlerësuar pozitivisht letrën të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, por megjithatë ka thënë se nuk ndan të gjitha pikëpamjet me presidentin e SHBA-ve.

Sipas Vuçiqit, letra e Trumpit dëshmon se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për zgjidhjen e kompromisit.

“Ajo që ai thotë se ne jemi në fazën përfundimtare, une me këtë nuk mund të pajtohem, dhe unë mundoj se nuk jemi afër zgjidhjes, por mua më duket se kjo tregon interesimin e SHBA-së për të arritur një zgjidhje. A është kjo e mundur dhe a është realiste, unë nuk mendoj se është e lehtë dhe aq e thjeshtë.”,  ka thënë Vuçiq.

Ndërsa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas këtij takimi ka deklaruar se se letra është mbështetje e plotë për Kosovën dhe rajonin. “Nuk besoj se ka lider në Kosovë që i thotë jo asaj letre”, tha ai. Sipas tij, letra e Trump është shpresë dhe besim për institucionet e vendit. “Letra e Presidentit Trump është zëri i Amerikës, është mbështetja e plotë dhe unike për Kosovën dhe rajonin.”, ka potencuar Thaçi.

Presidenti serb Vuçiq ka shfaqur gatishmërinë për vazhduar bisedimet me Prishtinën, mirëpo pasi që Qeveria e Kosovës të heqë tarifen ndaj mallrave serbe. Ndërkaq presidenti i Kosovës, Thaçi tha se një rund i ri dialogut ndërmjet dyja vendeve mund të ndodhë menjëherë pas festave të fundvitit.

Të dy presidentët ishin sot të ftuar të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini e cila, në Bruksel, ftoi për takim udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perendimor.

Në një deklaratë të Kabinetit të Mogherini, krerët e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur mbështetjen e fortë për Marrëveshjen e Prespës dhe për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore në kontekstin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Ata gjithashtu u angazhuan për të punuar në përmirësimin e procesit të integrimit të rajonit në BE, e gjitha kjo në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe pajtimit, thuhet në tekstin e deklaratës.

Back to top button