Vuçiq largohet pa u prononcuar për media

Pas takimit  të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq,  drejtori i të ashtuquajturës zyrën për Kosovën, Petar Petkoviq në një prononcim të shkurtë për media tha se sa i përket këtij takimi  presidentit serb do të dalë në konferencë për media.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do t’iu drejtohet gazetareve sot. Ai mbetet ende në Bruksel me shpresë se do të arrihet një kompromis. Ajo që është e rëndësishme, dua të them se ne jemi përpjekur për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi, pikërisht për këto çështje, dhe për këto çështje presidenti Vuçiq mbetet edhe për një kohë në Bruksel. Nesër me t’u kthyer në Beograd, presidenti Vuçiq do t’i drejtohet opinionit. Kjo do të jetë një ndër paraqitjet më të rëndësishme.”, tha Petkoviq.
Më pas u pa Vuçiq duke u larguar nga vendi i takimit pa u prononcuar  për media.
Kurse tani po pritet një prononcim nga pala serbe./21Media

Back to top button