Vuçiq në Ohër: Arritëm njëfarë marrëveshje, por asgjë nuk përfundon sonte

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq pas takimit në Ohër tha se është arritur marrëveshje por sipas tij kjo nuk është e tëra.

“Arritëm njëfarë marrëveshjeje, por asgjë nuk përfundon sonte, sapo fillon“, tha Vuçiq

 “Këto pak pika për të cilat kemi rënë dakord do të bëhen pjesë e kornizës së negociatave për të dyja palët, si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën”, tha Vuçiq.

 

“E rëndësishmja, pika kyçe është se Këshilli Evropian do të  vlerësojë se sa është bërë nga plani i zbatimit, i cili ka të ngjarë të zgjerohet.Në planin e zbatimit thuhet se ne kemi marrë parasysh faktin që BE-ja do ta përfshijë atë si pjesë të procesit të negociatave, tha presidenti. Është me rëndësi të madhe që formimi i Asociacionit është obligim prioritar në pajtim me marrëveshjet e mëparshme në kuadër të dialogut”, tha Vuçiq.

 

Pas më shumë se dhjetë orë bisedime në Ohër, ka përfunduar takimi trepalësh ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak./21Media

Back to top button