Kosova u pajtua që “menjëherë ta nis së implementuari”, çka thotë neni 7 i marrëveshjes

Planit evropian do të nisë së implementuari menjëherë me nenin 7.Kështu deklaroi pas takimit Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Në këtë nen flitet për formalizimin e statustit të Kishës Ortodokse Serbe

“Të dyja palët përkushtohen për arritjen e aranzhimeve specifike, në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë për provizione të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë edhe mundësinë e asistencës financiare nga Serbia dhe kanale të komunikimit direkt të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës. Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”, thuhet në nenin 7.

Sa i përket këtij neni  foli edhe kryeministri Albin Kurti në konferencëpër media.

“Nuk është vetëqeverisje aty, është vetmenaxhim. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim, dhe angazhohem edhe për serbët e të gjitha pakicat tjera dhe u shërbej të gjithëve. Në këtë aspekt ekziston një paragraf i cili flet për një nivel adekuat të vetmenaxhimit të pakicës serbe, dhe ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta në mënyrë që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, duke mos harruar që pakoja e Ahtisarit u ka krijuar hapësirë mjaft të madhe ti gëzojnë të drejtat”, u shpreh Kurti.

Back to top button