Vuçiq: Në Tetovë u promovua ‘Shqipëria e Madhe’, Kurti paraqitet si kryeministër i të gjithë shqiptarëve

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Tetovë të Maqedonisë së Veriut “u promovua ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’”.

“Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’, u shfaqën simbolet e ‘Shqipërisë së Madhe’. Ai paraqitet si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës”, tha Vuçiq për Pink TV.

Vuçiq tha se Kurti “po ngre shpirtin” në Maqedoninë e Veriut, “por ne ende duam të bëjmë gjithçka së bashku”. /21Media

Back to top button