Vuçiq: Nuk i shoh të arsyeshme negociatat me Kurtin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk is heh të arsyeshme negociatat me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Sidoqoftë, Beogradi do të vazhdojë dialogun e tij me Prishtinën, kështu u tha kreu serb gazetarëve të shtunën, raporton TACC.
“Serbia gjithmonë do të marrë pjesë në dialog dhe unë personalisht gjithmonë do të shkoj kur të më thërrasin, por nuk shoh ndonjë kuptim të flas me Kurtin. Ky është njeriu që tha se kemi kryer tre gjenocidë kundër tyre për çfarë mund të flasim më shumë me të? Ai përpiqet të flasë vetëm për të kaluarën, ai kurrë nuk flet për të ardhmen”, ka thënë Vuçiq.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Beogradi do të vazhdojë dialogun me Prishtinën.
“Çështja është që Serbia duhet të marrë pjesë në dialog, sepse është mirë për njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi, sepse rrit sigurinë e tyre. Negociatat, mbi të gjitha, do të zvogëlojnë tensionet midis serbëve dhe shqiptarëve”, ka shtuar ai.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i cili siç thuhet ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve, ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht në nivel teknik.
Në tetor të vitit 2012, ky proces kaloi nga niveli teknik në atë politik.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian që ndërmjetësojnë procesin vazhdimisht u kanë rikujtuar palëve se ky proces është i rëndësishëm edhe për perspektivën evropiane të të dyja vendeve.
Me 19 korrik u zhvillua rundi i radhës i bisedimeve politike midis Kosovës dhe Serbisë, ku mori pjesë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq./21Media

Back to top button