Vuçiq: Nuk po luftoj për Putinin apo Bidenin, po për Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ai nuk po lufton për presidentin amerikan Joe Biden ose për presidentin rus Vladimir Putin, por për qytetarët e Serbisë.
Ai ka deklaruar se nuk është i interesuar se çfarë duhet t’i thonë liderët e huaj, transmeton rtv21.tv.
Vuçiq iu referua situatës në Ukrainë dhe faktit që Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Kemi duruar 210 ditë me një politikë stabile, nuk besoj se e priste askush… Rruga e Serbisë është diçka shumë e vështirë, me gjemba… por është një rrugë që kujdeset për interesat e shtetit, nuk do të jetë e lehtë në të ardhmen. Nuk po luftoj për Putinin apo Bidenin, por për Serbinë, këtë vend…Nuk më interesojnë shumë liderët e huaj”, shtoi Vuçiq dhe tha se presionet do të rriten”./21Media

Back to top button