Vuçiq pas takimit me Lajçak dhe Escobar: Lufta për paqe vazhdon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  mbrëmë pas mesnate,  ka bërë të ditur pas një tjetër takimi me të dërguarin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Beograd.
“Është pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate.” Sapo i kemi percjellë mysafirët tanë – Lajçak, Escobar, Hill, Giofre… Ne do të vazhdojmë bisedimet dhe besoj se në ditët në vijim do të arrijmë të paktën një pjesë të vogël të një zgjidhjeje kompromisi, pasi është e qartë se sa i përket tabelave dhe disa çështjeve më të mëdha deri në një zgjidhje të tillë nuk mund të vijë fare”, tha presidenti serb Vuçiq në një deklaratë në llogarinë e tij në Instagram buducnostsrbijeav.
Dhe ajo për të cilën shpresoj nuk është asgjë e sigurt, shtoi ai, raporton portali NOVA.RS e Beogradit/21Media

Back to top button