Vuçiq për dialogun: Edhe biseda më e keqe është më mirë se të mos bisedosh fare

“Unë do të mbështes çdo vendim të serbëve me Kosovën, duhet të jeni me popullin tuaj kur është e vështirë, nuk po e detyroj askënd, por mendoj se rrethanat kanë ndryshuar dhe ata duhet të mendojnë për zgjedhjet. Shikoni hipokrizinë në anën tjetër”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq tha sot se është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të bisedojnë dhe të zhvillojnë një dialog, edhe pse sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron dialog.

“Është e rëndësishme të flasim, të dialogojmë, edhe pse e dimë se nuk ka asgjë për të përfituar nga kjo, sepse Kurti nuk ka dashur asnjëherë dialog. Ne duam dialog, duam formimin e Unionit të Komunave Serbe, zbatimi i asaj që kemi rënë dakord, sidomos Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar gati 11 vjet më parë, kam frikë se nuk kemi bashkëbisedues për këtë, por edhe biseda më e keqe është më mirë se mos bisedë fare”, tha Vuçiq.

Në Pekin, ku po merr pjesë në samitin “Belt and Road”, Vuçiq, i pyetur nga një gazetar për të komentuar akuzat e disa mediave se po “keqtrajton” serbët në Kosovë, tha se në fillim ishte pro pjesëmarrjes në zgjedhjet në veri, dhe se serbët me Kosovës nuk ishin për këtë.

Back to top button